denonco@transparency.com.al

transparence dhe llogaridhenie

Spitali i djegieve, ‘torturë’ për pacientët! Godina e amortizuar, ekspertët ngrenë shqetësimin! Si qytetarët detyrohen të shkojnë për trajtim te private

Ironia me zjarrin që ra në fund të shkurtit 2024 lidhet me faktin se godina e Djegies Plastike kishte dalë pothuajse jashtë funksionit. Nga burimet konfidenciale brenda spitalit, “Vetting” ka mësuar se vetëm një zyrë dhe një sallë operacioni në godinën e vjetër të djegieve plastike është funksionale.

Pra, një hapësirë kaq e vogël supozohet që do të përballojë të gjithë pacientët që vijnë nga çdo skaj i Shqipërisë. E pamundur! Prandaj në lojë hyjnë spitalet private, të cilat me fatura stratosferike përfitojnë nga mjerimi dhe urgjenca e njerëzve në nevojë. Padyshim përgjegjësia nuk është e privatit, por e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila lejon një situatë për të cilën ekzistojnë fondet publike dhe procedura për të siguruar një spital me kushte standarde.

Pacientët marrin shërbim në pjesën tjetër të spitalit brenda një pavioni, në të cilin tre deri në katër dhoma shërbejnë si reanimacion për t’i trajtuar, por kaq janë pak për të plotësuar numrin e personave që kanë nevojë për trajtim mjekësor.

Sipas dermatologes Rozana Çela, nga shkalla e djegies përcaktohet edhe mënyra se si do të trajtohet. “Djegiet e shkallës së tretë që zënë më shumë se 10% të sipërfaqes së lëkurës dhe këto shkojnë në thellësi janë djegie shumë të rënda dhe trajtohen patjetër në spital”, tha për “Vetting” dermatologia Cela.

Zjarri në QSUNT nuk nxorri një problem të ri, por solli në dritë problemin që ekzistonte. “Vetting” ka zbuluar se ekziston një korrespondencë e gjatë midis institucioneve shëndetësore publike, të cilat provojnë shërbimin e cunguar dhe rrezikun që u kanoset pacientëve dhe personelit shëndetësor nga shembja e godinës. Në të gjithë këtë situatë kaotike, që të kujton një spital në zonë lufte bie në sy indiferenca e zyrtarëve të lartë që drejtojnë këto institucione.

Por cila është historia e Spitalit të Djegieve Plastike në QSUT?

Njëmbëdhjetë vite më parë në Spitalin e Djegies u bë një investim në infrastrukturë për të ndihmuar pacientët në trajtim. Në këtë shërbim ku kryheshin mbi 1000 ndërhyrje në vit, u përfshin edhe pacientë me djegie të shkallës së lartë. Ish-ministri Ilir Beqaj u mburr para mediave se ky investim do të rriste në radhë të parë sigurinë për vetë qytetarët shqiptarë, duke iu përgjigjur standardeve europiane për këto sëmundje.

Ndërsa ish-drejtoresha e QSUNT-së, Ogerta Manastirliu trumbetoi po ashtu si ish ministri Ilir Beqaj se investimi do të ofronte cilësi më të mirë shërbimi, siguri më shumë tek pacientët dhe tek stafi mjekësor si dhe gjithë progresin e duhur në kuadër të përmirësimit të shërbimit të pacientëve. Në lidhje me këtë projekt, Komisioni Europian do t’i jepte Shqipërisë 1 milion euro.

Sipas Dr. Erion Dashos, të kesh sot një QSUNT që është e vetmja qendër terciale që ka Shqipëria me godina të rrënuara ose godina ku nuk ofrohen parametra bashkohore është neglizhencë kriminale. “Meriton të ketë një analizë dhe vëmendje të shtuar nga ana e medias dhe një presion mbi Ministrinë e Shëndetësisë dhe QSUNT-në që kjo situatë të korrigjohet sa më shpejt dhe të marri vëmendjen që meriton”, u shpreh për “Vetting” Dr. Dasho.

Por sot, sapo i afrohesh ambienteve të spitalit në oborr shihen pacientët dhe familjarët e tyre me një shikim trishtues, teksa hedhin hapa të ngadaltë dhe me pëshpërima e dhimbje ankohen për kushtet skandaloze që gjenden në këtë ndërtesë që mezi mbanë veten mbi muret e saj. Muret e spitalit janë të dëmtuara rëndë nga lagështira që për vite me radhë i ka gërryer duke lënë në sipërfaqe shenjat. Mungesa e kushteve higjienike është një problem serioz në këtë spital, pasi rreziku për të marr infeksione është i lartë. Sipas dermatologes Rozana Cela, kushtet duhet të jenë patjetër sterile me një sterilitet të lartë pasi djegiet shoqërohen edhe me mbivendosjen e infeksionit.

Nga verifikimet e “Vetting” rezulton se numri i dhomave është i pamjaftueshëm për të përballuar rastet e qytetarëve që kanë nevojë për trajtim disaditor. Kjo i ka detyruar mjekët të mos iu ngelet zgjidhje tjetër përveçse t’ju japin pacientëve të tyre fletë-dalje para kohe, një situatë që i detyron pacientët të kërkojnë mjekimin te spitalet private, duke i zhytur në borxhe për shkak të tarifave të larta.

Sipas dermatologes, Rozana Cela në rastet e djegies së shkallës së tretë pacientët duhet të marrin një trajtim më kompleks nga Spitali. “Në rastin e djegies së shkallës së tretë, personi i sëmurë patjetër duhet të hospitalizohet, mjekimi është spitalor dhe jepen që nga infuzioni intravenoz dhe elektrolit. Pacienti në këto raste ka humbur elektrolitet, është dehidruar prandaj është e domosdoshme marrja e infuzioneve më elektrolit ose plazëm. Në rastet kur djegiet janë shumë të thella, djegies të shkallës së tretë, patjetër që këtu kryhet edhe transplanti i lëkurës”, u shpreh për “Vetting” dermatologia Cela.

“Vetting” ka konstatuar se në Spitalin e Djegies Plastike pacientët nuk kanë çarçafë, të cilët janë të domosdoshëm. Sipas auditit, kompania e lavanderisë që kujdeset për higjienën e ndërresave është tejpaguar nga QSUT për këtë shërbim 11 milionë lekë ose 110 mijë euro më shumë në shkelje të ligjit të Prokurimit Publik.

Një problem tjetër janë vaskat tek të cilat duhet të lahen pacientët ku mund të bëhet zhveshja e fashave pasi nuk janë funksionale, gjë e cila shton dhimbjet tek pacientët gjatë procesit të heqjes së fashave. Mungesa e vaskave ua vështirëson punën edhe mjekëve dhe infermierëve të cilët rrezikojnë shëndetin e tyre në kushte minimale.

Dëmet nga tërmeti, godina rrezikon të shembet

Nga viti në vit Spitali i Djegies do të përkeqësohej dhe në 26 nëntor 2019, tërmeti që goditi Shqipërinë e Mesme do të dëmtonte rëndë ndërtesën duke rrezikuar shembjen. Godina u klasifikua e rrezikshme për të punuar në të, por pavarësisht këtij fakti në katin e parë të godinës do të vazhdonte shërbimi i djegies së plastikës.

Prej asaj dite e deri më sot pacientët, familjarët, infermierët, mjekët, rrezikojnë jetën çdo ditë duke qëndruar në gërmadhat e kësaj ndërtese që ka dëmtime të shumëfishta. Kjo ndërtesë katër katëshe u zbraz pjesërisht që prej dhjetorit 2019 pasi prej tij u largua shërbimi i Biopsisë, Dermatologjisë, Banka e Gjakut dhe një pjesë e sektorit të “djegies”.

Sipas relacionit të Universitetit Politeknik të Tiranës, për këtë godinë sugjerohej si zgjidhje për dëmtimet përtëritje e ndërtesës, e cila kërkon riaftësim të plotë strukturor, përshtatje dhe përmirësim të kushteve të përdorimit të ndërtesës. Kostoja e riaftësimit të plotë dhe ndërhyrjet plotësuese riparuese të godinës vlerësohen rreth 40-50% krahasuar me koston e ndërtimit. Jetëgjatësia e strukturës së re, pas ndërhyrjes vlerësohet 50 vjet, por kjo gjë nuk do të ndodhte.

Në të njëjtën linjë Instituti i Ndërtimit nxori konkluzionin se ndërtesa e Djegies Plastike duhet të rikonstrukturohet dhe riparohet për shkak të problemeve të shumta që ishin konstatuar. Nisur nga ky fakt Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza i dërgoi kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë kërkesën mbi oponencën teknike të Institutit të Ndërtimit në dhjetor 2020 për marrjen e masave mbi godinën e Djegies Plastike.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, në godinën e Djegies Plastike u evidentuan disa probleme. Në godinën Djegie Plastike, në të cilën ndodhet edhe Laboratori i Anatomi Patologjisë (objekt i marrëveshjes koncesionare i cili nuk i është dorëzuar koncesionarit për shkak të dëmtimeve të tërmetit) janë mbajtur dy akt konstatime përkatësisht në nëntor 2019, nga ku rezulton se dëmet e tërmetit vërehen kryesisht në trare, muret tërthore të objektit, plasaritje të suvasë dhe dëmtime të muraturës mbajtëse.

Sipas auditit rekomandohet ndalimi i kalimit dhe aktiviteti spitalor deri në riparimin e plotë të dëmtimeve dhe është cenuar integriteti strukturor, struktura është përgjigjur thuajse në fazën elastike.

QSUNT i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë udhëzime mbi hapat që duhet të ndërmarrë, nëse Ministria e Shëndetësisë duhet të vijojë me riaftësimin e godinës apo nëse planifikon ndërhyrje të tjera për të. Ministria e ka përfshirë këtë projekt në projektin e Bankës Botërore, për realizimin e projekt preventivit të zbatimit, duke i kërkuar institucionit të mos ndërmarrë asnjë veprim për rikonstruktimin e kësaj godine.

Read more

Shëndetësia urgjencë kombëtare, raporti i Amnesty International ekspozon një realitet dramatik në Onkologjik, mungesë infrastrukture dhe personeli

  • Amnesty International (e njohur zakonisht si Amnesty dhe AI) është një organizatë joqeveritare e përqendruar në të drejtat e njeriut me mbi 7 milion anëtarë dhe mbështetës në gjithë botën. Qëllimi i organizatës është “të bëjnë hulumtime dhe të gjenerojë veprime për të parandaluar dhe për t’i dhënë fund abuzimeve të rënda të të drejtave të njeriut, dhe të kërkojë drejtësi për ato të drejta që janë shkelur”

Shëndetësia është vendosur në qendër të shqetësimeve të raportit vjetor të Amnesty International për Shqipërinë, duke e identifikuar si një nga fushat ku të drejtat e njeriut po shkelen rëndë dhe sistematikisht. Në një vend ku kujdesi shëndetësor duhet të jetë prioritet kombëtar dhe themel i mirëqenies sociale, raporti ekspozon një realitet dramatik: pacientë me sëmundje të rënda që detyrohen të ndjekin trajtime me pagesë në klinika private, shpesh të administruara nga vetë mjekët e spitaleve shtetërore; mungesë infrastrukture, personeli dhe akses të barabartë në shërbime, sidomos në zonat rurale.

Përveç vëzhgimeve të Amnesty International, këto problematika janë dokumentuar edhe nga organizata shqiptare si shoqata Together for Life, e cila prej vitesh monitoron sistemin shëndetësor në vend.

Në rapoprtin “MONITORIMI I STRATEGJISË KOMBËTARE TË SHËNDETËSISË 2021-2030, ARRITJET DHE SFIDAT” publikuar nga TFL konstatohet se sistemi shëndetësor në Shipëri lëngon nga:

  • mungesa e financimit
  • keqpërdorimi i fondeve
  • mungesa e transparencës

“Nga viti 2020 deri në 2023, kujdesi parësor është përballur me një rënie të vazhdueshme të mbështetjes financiare, ku përqindja e buxhetit të alokuar për këtë sektor ka rënë nga 11.4% në 9.1% të buxhetit të shëndetësisë“, citon raporti.

Po ashtu raporti i shoqatës “Together for Life” “e konsideron shqetësues mungesën e informacionit, transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve përgjegjëse në këtë sektor.

Në këtë kontekst, rikthimi i vëmendjes publike dhe institucionale tek shëndetësia nuk është thjesht kërkesë sociale — është urgjencë kombëtare.

Raporti përmbledh një panoramë të gjerë të shkeljeve që lidhen me të drejtën për shëndet, dhunën me bazë gjinore, trajtimin e të burgosurve, lirinë e shtypit, trajtimin e refugjatëve dhe diskriminimin ndaj grupeve të margjinalizuara.

Ky raport hedh dritë mbi këto çështje, duke u bazuar në raportime nga organizata si OKB-ja, Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës, Reporterët pa Kufij dhe të tjera, për të paraqitur një panoramë të paanshme dhe të thelluar mbi sfidat e të drejtave të njeriut në Shqipëri sot.

Raporti i Amnesty International për Shqipërinë:

E DREJTA PËR SHËNDET

Disa pacientë që kishin nevojë për trajtim ndaj kancerit u transferuan nga mjekët nga Spitali Shtetëror “Nënë Tereza” në Tiranë drejt klinikave private me pagesë. Mjekët u pezulluan dhe hetimet janë në vazhdim. Komiteti i OKB-së për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore shprehu shqetësime për mungesat në infrastrukturën shëndetësore, mungesën e personelit, mungesën e aksesit në shërbime të specializuara për shëndetin seksual dhe riprodhues si dhe shpërndarjen e pabarabartë të shërbimeve shëndetësore, veçanërisht në zonat rurale.

DHUNA SEKSUALE DHE ME BAZË GJINORE

Policia raportoi se, në gjashtë muajt e parë të vitit, 686 gra ishin subjekt i dhunës në familje, një rritje prej 30 rastesh krahasuar me vitin e kaluar. Një studim i publikuar në maj theksoi se mungesa e mbështetjes institucionale detyron viktimat e dhunës në familje të kthehen te abuzuesit e tyre. Komiteti i OKB-së për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore theksoi se procedura për përfitimin e ndihmës juridike falas duhet të rishikohet për të siguruar akses më të mirë për viktimat e dhunës në familje.

TRAJTIM ÇNJERZOR, POSHTËRUES APO DENIGRUES

Në janar, Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës shprehu sërish shqetësime për kushtet e jetesës së pacientëve psikiatrikë . Në objektin e përkohshëm për pacientët psikiatrikë brenda Burgut të Lezhës, Komiteti shprehu shqetësime për mbipopullimin, mungesën e stafit mjekësor dhe mungesën e infrastrukturës. Nënkomiteti i OKB-së për Parandalimin e Torturës raportoi gjithashtu një numër të lartë të personave në paraburgim dhe mungesë të aksesit të mjaftueshëm në kujdes shëndetësor për personat e ndaluar.

LIRIA E SHPREHJES

Në maj, Indeksi Botëror për Lirinë e Shtypit 2024 nga Reporterët pa Kufij konstatoi se liria dhe pavarësia e medias në Shqipëri ishte e kërcënuar nga konfliktet e interesit mes botës së biznesit dhe asaj politike, një kuadër ligjor me mangësi dhe rregullim të njëanshëm. U konstatua se gazetarët vazhduan të përballen me intimidim si nga politikanët ashtu edhe nga krimi i organizuar.

TË DREJTAT E REFUGJATËVE DHE MIGRANTËVE

Në janar, Gjykata Kushtetuese i dha dritën jeshile Parlamentit për të ratifikuar një marrëveshje me Italinë në lidhje me ndërtimin e dy qendrave të paraburgimit në Shqipëri për të mbajtur azilkërkuesit e shpëtuar nga anijet shtetërore italiane, pavarësisht shqetësimeve për paraburgim arbitrar.

Azilkërkuesit e parë të ndaluar sipas marrëveshjes, nga Bangladeshi dhe Egjipti, u kthyen në Itali pas një vendimi tjetër të gjykatës italiane në tetor; kjo u dha atyre të drejtën që kërkesat e tyre për azil të përpunohen në Itali.

DISKRIMINIMI

Në prill, Komiteti CERD theksoi sfidat e vazhdueshme për komunitetet Rome dhe Egjiptiane, përfshirë vështirësitë në regjistrimin e lindjes dhe sigurimin e dokumenteve të identitetit, si dhe aksesin në shërbimet publike. Komiteti gjeti prova për ndarje de facto dhe diskriminim të fëmijëve romë dhe egjiptianë në disa shkolla.

Personat LGBTI

Në maj, një martesë simbolike mes personave të së njëjtës gjini në Tiranë shkaktoi polemika, ndonëse nuk ishte ligjërisht e njohur. Ajo nxiti reagime të ashpra nga e djathta politike dhe grupet fetare, duke çuar në rritjen e gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit LGBTI. Në korrik, Eksperti i Pavarur i OKB-së për mbrojtjen nga dhuna dhe diskriminimi për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor u bëri thirrje autoriteteve shqiptare të harmonizojnë ligjet dhe politikat me realitetet që përjeton komuniteti LGBTI, duke njohur stigmatizimin dhe diskriminimin që ata përjetojnë në arsim, kujdes shëndetësor, punësim dhe jetën e përditshme.

Read more

Rriten shpenzimet e shqiptarëve për shëndetin, 24% nuk përballojnë dot as mjekimin bazë

Shpenzimet e shqiptarëve për shëndetin po rriten vit pas viti, si pasojë e plakjes së popullsisë dhe rritjes së barrës së sëmundjeve, por ritmet janë përshpejtuar dukshëm pas pandemisë Covid-19.

Rishikimi i llogarive kombëtare nga INSTAT referoi se në vitin 2023, familjet shqiptare harxhuan për shëndetin mbi 84 miliardë lekë, ose mbi 840 milionë euro. Kjo shifër e gjeneruar nga anketa e buxhetit të familjeve ishte 8% më e lartë se në vitin 2022 dhe 41% më e lartë se në vitin 2019 para pandemisë Covid- 19.

Barra e sëmundjeve kronike është rritur rreth 6% çdo vit pas pandemisë sipas të dhënave zyrtare, duke rritur nevojën për ekzaminime dhe trajnime të përhershme. Të dhëna të tjera tregojnë se pjesa më e madhe e shpenzimeve shkojnë për blerjen e medikamenteve.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2024 u importuan mbi 28,1 miliardë lekë produkte farmaceutike (280 milionë euro), teksa fondi i rimbursimit të medikamenteve me 2024 kishte një tavan prej 12 miliardë lekësh.

Siç shihet, shteti ka kompensuar 120 milionë euro nga 281 milionë euro që kanë harxhuar qytetarët shqiptarë për mjekime. Rreth 160 milionë euro për produkte farmaceutike janë paguar nga të ardhurat vetjake.

Fondi i rimbursimit të medikamenteve vitin e kaluar kishte një tavan prej 12 miliardë lekësh, rreth 120 milionë euro, një shumë mjaft e ulët në raport me shpenzimet e familjeve shqiptare për shëndetin me mbi 840 milionë euro më 2023.

Shqipëria si një vend me nivel të lartë të varfërisë në popullatë dhe me të ardhurat më të ulëta në Europë nuk mund të ketë akses në terapitë inovative. Zhvillimet demografike të Shqipërisë tregojnë për presion në rritje të shpenzimeve në shëndetësi.

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi më herët këtë vit se Shqipëria i ka hapësirat fiskale për të rritur shpenzimet për shëndetësinë. Edhe Banka Botërore në vlerësimet e mëparshme ka kërkuar rritje të investimeve për kapitalin human, me më shumë investime ne arsim dhe shëndetësi.

Shqiptarët ishin më të shqetësuarit në Rajon për kostot e larta të shërbimeve shëndetësore sipas anketës së fundit të “Security Metër” të zhvilluar në 6 vendet e Rajonit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

Rezultatet treguan se 24% e shqiptarëve ishin shumë të shqetësuar pasi nuk ishin në gjendje të përballonin kostot financiare për kujdes mjekësor rutine dhe mjekim.

Ky shqetësim ishte i pranishëm në një përqindje më të ulët ndër qytetarët e Bosnjës 16%, Kosovës 9%, Maqedonisë së Veriut 16%, Malit të Zi 20% dhe Serbisë, 20%./ Monitor

Read more

Raporti i monitorimit/ Koncesionet në shëndetësi, simbol të keqpërdorimit të fondeve publike dhe mungesës së transparencës

Koncesionet në shëndetësi kanë qenë një nga temat më të diskutuara dhe më të debatuara në opinionin publik shqiptar gjatë dekadës së fundit. Çështja nuk është e re, por rkthehet në vëmendje përmes një raporti të fundit të publikuar nga shoqata Together for Life , “MENAXHIMI DHE SFIDA E KONCESIONEVE  NË SHËNDETËSI”,  i cili hedh dritë mbi mënyrën e dhënies dhe zbatimit të këtyre kontratave PPP.

E ftuar në emisionin “Box to Box” në Svan TV, Alma Lahe menaxhere pranë TFL duke ju referuar të dhënave të raportit shprehet se rasti i koncesioneve në shëndetësi përfaqëson një shembull shqetësues të mungesës së transparencës, shkeljeve ligjore dhe mosmbrojtjes së interesit publik.

Sipas Lahes në vend që të përmirësojnë sistemin shëndetësor, këto koncesione kanë krijuar një barrë financiare të pajustifikuar për buxhetin e shtetit, ndërsa qytetarët nuk kanë përfituar në masën që u premtua.

“Për koncensionet në Shëndetësi nuk jemi ne të parët që po flasim dhe vijmë nëpërmjet këtij raporti. Është folur që me koncesionin e parë në 2015 që ishte check-up (Kontrolli Shëndetësor Bazë) dhe me tre koncesionet e tjera. Madje tre nga koncesionet janë në SPAK në hetim. Përveç Hemodializës, e cila nuk është në hetime, tre të tjerat janë në proces hetimi, madje njëra prej tyre është çuar në gjykatë për gjykim që është “Sterilizimi” dhe një nga të akuzuarit është edhe vetë ish ministri i Shëndetësisë,” thotë Lahe.

Një nga problematikat më serioze që shoqëron procesin e dhënies së koncesioneve në shëndetësi është mungesa sistematike e dokumentacionit zyrtar. Edhe pse sipas ligjit për të Drejtën e Informimit referuar prokurimeve publike dhe kontratave koncesionare, institucionet përgjegjëse janë të detyruara të publikojnë dhe vënë në dispozicion çdo informacion që lidhet me procedurat, kontratat dhe vlerësimet financiare të koncesioneve, në praktikë ky detyrim është shpërfillur.

“E tëra e ka rrjedhojën nga fillimi. Pra mënyra e konceptimit të koncesioneve. Ne në fakt ofrojmë një analizë të thelluar të koncesionit të Check-up. Përpos se kanë kaluar dhjetë vite për këtë koncesion dhe pak më pak për koncesionet e tjera ende sot e kësaj dite është shumë vështirë të gjesh informacion. Ligji për të Drejtën e Informimit kur i referohet Prokurimeve Publike dhe Koncesioneve  PPP  e kanë detyrim ligjor që institucionet përgjegjëse t’i kenë të tëra të publikuara, të tërë dokumentacionin, ndërkohë edhe sot po të hysh të kërkosh nuk i gjen, dhe kjo ishte në fakt sfida më e madhe me të cilën u përballëm. Që nga ideimi i vetë kontratave, procedurat që janë ndjekur për dhënien me koncesion, kontrata në vetëvete dhe pastaj pjesa tjetër e zbatimit të koncesioneve.”

Një tjetër problem madhor që theksohet në raport është fakti se nuk ka një pasqyrë të dhënash sesi zbatimi i këtyre koncesioneve ka ndikuar në popullatë.

Problematika që ne kemi konstatuar është vërtet shumë e rëndë dhe nëse do të kishim edhe më shumë dokumentacione, pra dhe me ato që kemi arritur të sigurojmë , pra eksperti ka arritur të sigurojë edhe nëpërmjet rrugëve zyrtare sepse sigurisht janë zyrtare të gjitha dokumentet, vihet re që çdo procedurë ligjore. Legjislacioni është ndryshuar në mënyrë të përshpejtuar dhe pavarësisht ndryshimeve ligjore, përsëri në ndjeken e tërë procedurave janë shkelur të tërë bazat ligjore, i tërë legjislacioni. Dhe ajo që bie shumë në sy është që kuur është konceptuar i referohem Check –Up  tërë barra, tërë risku i është lënë institucioneve publike. Ndërkohë fitimi është kujdesur shumë edhe në nëshkrimin e kontratës edhe në dokumentet për aplikim për check-up-in është kujdesur shumë autoriteti kontraktor, që në fakt duhet të mbrojë buxhetin e shtetit , duhet të mbrojë paratë tona, është kujdesur që të mbrojë fitimet e koncensionarit. Pra nëse aty është parashikuar një numër, që në fillimet e herës qëkur është bërë analiza pse ishte i nevojshëm koncesioni është marrë një numër prej 900 mijë qytetarësh që i përkasin grupmoshës 40-65 vjeç, këtë referuar Check-up nga të dhënat e INSTAT. Ndërkohë nuk është bërë një analizë e plotë sesi e kanë këta qasjen, a kryhen analiza nga qytetarët me vullnetin e tyre, si është niveli i sëmundshëmrisë në këto grupmosha, pra nuk ka një analizë të tillë. Ndërkohë që është marrë në mënyrë apriori dhe është thënë 475 mijë qytetarë do të bëjnë analizat çdo vit.”

Intervista e plotë:

Mungesë vullneti për rishikim apo anulim

“Tavani dhe dyshemeja. Në çfarë kuptimi? Nëse është më i vogël numri i kontrolleve, ti do të paguash edhe për ato që nuk janë kryer. Dhe nëse është më i lartë buxheti i shtetit është i detyruar , qoftë edhe 1 më tepër ta paguajë (1537 lekë). Dhe ndërkohë buxheti është në humbje. Që në fillim kur është lidhur kontrata dhe përzgjedhja e këtij koncesionari pra kësaj oferte është në kundërshtim me ligjin, sepse kjo ishte oferta më e lartë. Dhe pa snjë justifikim për njësi, për një kontroll bazë, një person që kryen analizat diferenca me dy operatorëve të parit dhe të dytit, që ngelën konkurrentë deri në fund  është tek 238 lekë të reja për një individ. Nëse këtë do ta shumëzojmë për 450 mijë në vit dhe për 10 vite kuptohet sesa është humbja e shtetit në fund të këtij koncesionari. Dhe kjo pastaj vazhdon, pavarësisht shkeljeve të konstatuara, jo vetëm shkrimeve investigative, jo vetëm subjekteve politike që janë edhe ato autorët e denoncimit në SPAK  të dy prej koncesionarëve dhe institucionet publike nuk kanë marrë masa as sot e kësaj dite, qoftë për rishikimin  e kontratave. Pra nuk kemi transparencë, a janë parë këto kontrata, a janë rishikuar, ose për anulimin e tyre. Pra ne vazhdojmë të paguajmë dhe akoma për fatin e keq dhe pa transparencë në buxhetin afatmesëm deri në 2027 është parashikuar që check-up të vazhdojë, pavarësisht se ai mbaron sepse kohëzgjatja është 10-vjeçare, shto dhe kohën e pezullimit që ka pasur në periudhën e COVID prej disa muajsh,” tregon Lahe.

Gjatë COVID kompania koncesionare refuzonte të kryente analiza me argumentin se ishte ezauruar fondi i analizave që duhej të kryheshin.

Edhe vetë koncesionari edhe vetë shteti duhej ta vinin direkt  në funksion, tërë asetet e krijuara për check-upin duhej të viheshin në funksion  të problemtikës që lindi. Ndërkohë që kjo nuk ndodhi . Dhe ne në ato vite kemi paguar pothuajse dyfishin  e analizave që janë kryer. Pra numri i personave që kanë kryer check up-ka qenë shumë më i ulët sesa ai i parashikuar. Ndërkohë që buxheti i shtetit ka vazhduar t’i japë fonde koncesionarit sikur të kishte kryer 475 mijë kontrolle në vit.”

Koncesionet që duhet të ishin një mjet për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve, janë kthyer në simbol të keqpërdorimit të fondeve publike dhe mungesës së kontrollit institucional.

Raportin e plotë e gjeni në linkun: https://www.togetherforlife.org.al/wp-content/uploads/2025/04/RAPORT_MENAXHIMI-DHE-SFIDA-E-KONCESIONEVE-PPP-NE-SHENDETESI-10.pdf

Read more

350 euro te privati për fizioterapi, pacientët me sklerozë multiple në mëshirë të fatit: Mungesa e shërbimit çon drejt vdekjes

Në Shqipëri janë rreth 1800 pacientë me sklerozë të multiple. Kjo është një sëmundje shumë e veçantë, që kërkon një trajtim po aq të veçantë. Shkaqet e shfaqjes së kësaj sëmundjeje, e cila ka rreth 200 vjet që është zbuluar ende nuk dihen. Ndonëse metodat e diagnostikimit kanë avancuar, ende nuk janë zbuluar metodat përfundimtare të kurimit.

Ministria e Shëndetësisë premtoi në vitin 2023, për hapjen e kabineteve në 17 Qendra Shëndetësore, kryesisht në Qarkun e Tiranës dhe të Durrësit dhe plotësimin e tyre me fizioterapistë, por rezulton se ky premtim është i parealizuar dhe qendrat nuk kanë as ambiente, as nuk e ofrojnë këtë shërbim. Ndërkohë që trajtimi në privat është shumë i shtrenjtë.

Pas disa denocimeve emisioni investigativ ‘Tak Fak’ në News24 ka kryer një monitorim të situatës.

Ilirjan Mema tregon se vajza e tij e madhe u diagnostikua me sëmundjen e pashërueshme që qershor të vitit 2024. Ai tregon se edhe pse kjo sëmundje degjenerative e sistemit nervor i shoqëron ata që e vuajnë përgjatë gjithë jetës, nëse këta të fundit marrin kujdesin e nevojshëm ata mund të bëjnë një jetë normale.

Ilirjan Mema tregon se vajza e tij e madhe u diagnostikua me sëmundjen e pashërueshme që qershor të vitit 2024. Ai tregon se edhe pse kjo sëmundje degjenerative e sistemit nervor i shoqëron ata që e vuajnë përgjatë gjithë jetës, nëse këta të fundit marrin kujdesin e nevojshëm ata mund të bëjnë një jetë normale.

“Kam vizituar të gjitha qendrat shëndetësore dhe nuk ofrohet shërbimi i fizioterapisë. Këtë shërbim nuk e merr, por nëse shkon te privati janë çmimet 30-40 euro për seancë dhe ka një kosto totale prej 350 euro që është e papërballueshme për nivelin tonë ekonomik. Në mungesë të trajtimit gjendja e tyre përkeqësohet dhe mund të shkojë deri në vdekje. Nuk kemi asgjë faktike nga premtimet”, tregon ai.

Denoncimi i dytë në emisionin ‘Tak Fak’ ka ardhur nga një vajzë me Sklerozë Multiple, e cila nuk merr shërbimin e nevojshëm.

“Jam e diagnostikuar me sklerozë multiple prej vitesh. Shërbimi i fizioterapisë nuk ofrohet fare tek ne dhe nuk mundem ta bëj gjithnjë me lekët e mia dhe duhet ta ofrojë shteti. E kam të nevojshme 3 herë në javë. Unë e kam të nevojshme, por nuk e kam më mundësinë ta bëj në privat këtë. Gradualisht sëmundja avancon dhe nuk është puna që të bie në krevat apo karrocë, pasi sëmundja ta pamundëson rikthimin në normaltiet nëse arrihet ajo gjendje”, shprehet ajo.

Kamera e fshehtë e ‘Tak Fak’ hyri në 4 qendra shëndetësore, nga ku rezultoi se shërbimi me fizioterapi ose nuk është plotësuar me kabinete, ose nuk ka fizioterapistë.

Qytetari: Përshëndetje. Ka shërbim fizioterapie këtu?

Recepsionistja: Çfarë?

Qytetari: Shërbim fizioterapie

Recepsionistja: Po ka, por duhet të flasësh njëherë me mjeken e familjes. Shko të flasësh me një mjek, një nga këto që kemi ne.

Fizioterapistja: Juve keni shumë të drejtë, por ne s’jemi gati akoma për të pritur të tilla diagnoza. Bëhet fjalë për në një të ardhme, por nëse vjen herë pas herë unë i them nja dy ushtrime

Qytetari: Sa për ta filluar

Fizioterapistja: Sa pa gjë. Me mua sot për sot pa pasur asnjë lloj kushti atje ku jam keq është po sa pa gjë ndoshta jemi pak më mirë. Ja sa të flas pak me drejtorin.

Kamera e fshehtë në Q. SH. Kamëz

Qytetari: Si jeni, si kaluat? Shiko, unë kam vajzën, e kam te ambulanca e lagjes 5. Aty nuk ka fizioterapi.

Fizioterapistja: Çfarë problemi ka vajza?

Qytetari: Është me sklerozë multiple. Edhe nuk e di, e ofroni ju këtë lloj shërbimi?

Fizioterapistja: Shiko ne këtu nuk kemi, kjo është hapësira dmth.

Qytetari: E kuptoj, qenka e vogël shumë, e pashë.

Fizioterapistja: Edhe ti e di që duhen mjete, duhet hapësira e duhur. Këtu thuhet që do vijnë mjetet më vonë.

Qytetari: Po kur?

Fizioterapistja: Unë kam nja një vit këtu, nuk kanë ardhur akoma.

Kamera e fshehtë në Q. SH. Nr.10

Qytetari: Kam shkuar në një vend tjetër dhe më thanë se kabineti nuk është.

Fizioterapistja: Skleroza multiple do ta trajtojmë me terapi manuale, me terapi ushtrimore.

Qytetari: Ashtu bëhet?

Fizioterapistja: Po kabineti nuk bën, pjesa e aparaturave nuk është akoma, por pjesën e terapisë ushtrimore mund ta bëjë pa problem. Këto që kemi do ja bëjmë

Qytetari: Po në shtëpi nuk ja bëjmë dot vetë, se s’e dimë.

Fizioterapistja: Po të kuptoj, por duke e shoqëruar një familjar dhe duke parë çfarë bëjmë këtu, mund të bëni ndonjë gjë pasdite. Aparaturat janë porositur, por nuk kanë ardhur akoma.

Kamera e fshehtë në Q. SH. Vorë

Qytetari: Kam vëllain me sklerozë multiple dhe më thanë që duhet të kem pjesën e fizioterapisë, por nuk e di a bëhet këtu?

Fizioterapisti: Vetëm pjesën ushtrimore, i zbatojmë këtu dhe do kryejmë edhe pjesën e familjarëve si do punojnë te shtëpia. Në çfarë stadi është vëllai?

Qytetari: Me thënë të drejtën nuk e di, se e kemi nisur me qendra të tjera dhe kemi vazhduar në shtëpi edhe pastaj më thanë që duhet edhe pajisje.

Fizioterapisti: Pajisje ne këtu nuk kemi me thënë të drejtën.

Read more

Mungon insulina me rimbursim, diabetikët e blejnë me lekë në farmaci

Insulina ilaçi i mrekullisë për persont që vuajnë nga diabeti është kthyer në makth për pacientët në Shqipëri. Kostoja për të siguruar fishat e diabetit janë bërë të papërballueshme. Ilaçi, që duhet të jetë falas për pacientët po shitet me para. Qytetarët raportojnë se mungon insulina me rimbursim, ndaj pacientët diabetikët e blejnë me lekë në farmaci.

Shoqata e Pacientëve me Diabet ka denoncuar në mediat sociale këtë problematikë.

Si është e mundur që insulina, e cila duhet të jetë falas për pacientët, po shitet me para? Kush mban përgjegjësi për këtë shkelje të drejtave të pacientëve? Në vend që të garantohet furnizimi me barna cilësore dhe falas, po përballemi me produkte të skaduara dhe pagesa të padrejta!”, shkruhet përbri ankesave të qytetarëve.

Shqipëria numëron rreth 100 mijë persona të prekur nga diabeti.

Ndonëse mjekët rekomandojnë deri në 4 matje në ditë të glukozës për pacientët që trajtohen me insulinë, shumë prej i shmangin matjet për të reduktuar kostot.

Sëmundja kërkon kontroll 3, 4 deri 7 herë në ditë në varësi të gjendjes shëndetësore. Por një fishë kushton 50 lekë/ copa dhe një gjilpërë 20 lekë/copa.

100 fisha kushtojnë 5000 lekë të reja. Duhen katër age në ditë, me të cilat injektohet insulina, pra rreth 120 në muaj.

Pra edhe të vetmin shërbim që duhet ta marrin të rimbursuar, qytetarët detyrohen të paguajnë.

Ankesat nga shoqata e diabetikëve në lidhje me kostot e larta dhe ndihmën e ulët ekonomike që marrin, e cila nuk u mjafton për të mbuluar shpenzimet kanë qenë të pandërprera. Sipas tyre, pacientët diabetikë janë lënë të mëshirë të fatit.

Të tjera problematika:

-Kempi ka qenë 11000leke tani është bërë nga 7500-8700 lekë.

-Protokolli shëndetësor ka qenë 4 Hemoglobina të glukozuar tashmë janë bërë bërë 2

-Fishat e glicemisë pavarësisht cilësisë, ka qenë me shumë, ndërkohë që numri ka ardhur duke u reduktuar.

Nëse nuk trajtohet siç duhet, diabeti kthehet në një çrregullim kronik progresiv me efekte shkatërruese në të gjithë trupin: sëmundja mund të dëmtojë zemrën, veshkat, sytë dhe mund të bëhet shkak për neuropati gjymtuese dhe amputime.

Read more

KLSH dhe TFL ngrenë alarm për rishikimin e kontratave PPP në Shëndetësi: Shpenzime të larta dhe mungesë transparence

Këto probleme reflektojnë një menaxhim joefikas të kontratave PPP në shëndetësi dhe kosto të larta për shërbime që nuk realizohen.

Koncesionet aktive në shëndetësi duke nisur nga ai i kontrollit bazë (check up) e deri tek ai i pajisjeve kirurgjikalë shfaqin ende sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit problematika të cilat ndryshojnë nga rasti në rast.

Këto nisin nga kontrollet e pakryera por të faturuara, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar i aplikuar por që në shëndetësi nuk gjen zbatim sipas kuadrit ligjor në fuqi apo edhe tejkalimi i parashikimit të shpenzimeve në disa kontrata të cilat duhet të mbulohen nga buxheti.

Gjetjet e Kontrollit të Shtetit në një auditim pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) shkojnë në një linjë me Raportin e i Monitorimit të Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë 2021-2030, i cili nënvizon se “mungesa e transparencës ka karakterizuar zbatimin e kontratave të Partneritetit Publik Privat (PPP) në shëndetësi, duke rritur shqetësimet mbi keqpërdorimin e fondeve publike.”

Po ashtu, theksi vihet ne koston e shërbimeve në këto vite rezultojnë me të larta nga sa janë parashikuar dhe nga buxheti është paguar edhe për shërbime të pakryera.

Deri tani procedurat e ndjekura nga strukturat e shëndetësisë në dhënien me koncesion të disa shërbimeve në formën e PPP kanë rezultuar, në rastin më të mirë, të dyshimta dhe, në rastin më të keq, korruptive dhe, në të gjitha rastet, është evidentuar kosto e lartë për fondet publike.

Specifikisht duke iu referuar viteve 2022 dhe 2023 për sa i përket ecurisë së koncesioneve tregojnë një mospërputhje mes buxheteve të planifikuara dhe shpenzimeve reale, duke ngritur shqetësime lidhur me menaxhimin e financave dhe eficencën e këtyre kontratave.

Shërbimi Check-Up tregoi një rritje të kostos për njësi në vitin 2022 dhe me pagesa për teste që nuk u kryen. Kjo tregon për një menaxhim joefektiv, pasi shpenzimet vazhdojnë të mbeten të paarsyetuara. Në sektorin e laboratorëve, kostoja për njësi u rrit në të dy vitet, ndërsa shërbimet e realizuara ishin më të ulëta se ato të planifikuara, duke sugjeruar mbikostime dhe mangësi në kontrollin financiar.

Për ecurinë e kontratës për sterilizimin e mjeteve kirurgjikale nuk ka asnjë informacion, çka ngre shqetësime për mungesën e transparencës në këtë koncesion.

Ndërkohë, në shërbimin e dializës, rënia e numrit të seancave të realizuara dhe rritja e kostos për njësi në vitet 2022 dhe 2023 tregon për mbingarkesa financiare, duke sugjeruar se burimet nuk po përdoren në mënyrë efektive.

Në përgjithësi, këto probleme reflektojnë një menaxhim joefikas të kontratave PPP në shëndetësi dhe kosto të larta për shërbime që nuk realizohen. Referuar gjetjeve të raportit edhe TFL ka rekomanduar marrjen e masave për rishikimin e mekanizmave të prokurimit, zhvillimin e politikave financiare më të qëndrueshme dhe vendosjen e një sistemi transparent raportimi për të siguruar menaxhim më të mirë të fondeve dhe mbulim efektiv të shërbimeve shëndetësore.

Gjetjet e KLSH

“Nga auditimi mbi financimin e Kontratës së Koncesionit të Kontrollit Mjekësor Bazë (KMB/Check-up), ka rezultuar se në vitin 2023, referuar projeksionit janë kryer pagesa në shumën 876,083 mijë lekë për 475,000 kontrolle të planifikuara, në një kohë që shërbimi i kontrollit mjekësor është kryer për 467,664 raste.

– Referuar të dhënave lidhur me financimin dhe likuidimin e shpenzimeve për Kontratën e Koncesionit “PPP-Kontrolli Mjekësor Bazë” dhe “PPP-Sterilizimi i pajisjeve mjekësore”, 5 është likuiduar me TVSH vlera e shpenzimeve të kryera për dhënien e këtyre shërbimeve, sipas përcaktimeve kontraktore. Përcaktimi i mënyrës së pagesës, është në kundërshtim me Ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe PPP”, neni 27 “Përmbajtja e kontratës”, pika 1. Kryerja e pagesave sipas faturës së lëshuar nga koncesionari me TVSH, është në kundërshtim me Ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, Kreu VIII, neni 51, germa “c” dhe Udhëzimin nr. 6, datë 30.01.2015 “Për TVSH-në në Republikën e Shqipërisë” neni 38 “Furnizimet e barnave dhe shërbimeve shëndetësore”.

– Lidhur me financimin e Kontratës Koncesionare nr. 1503/44, datë 10.02.2016 “Për ofrimin e hemodializës”, edhe për vitin 2023 pagesa e koncesionarit vijon të mos bëhet për shërbim të kryer, por për shërbim të faturuar, i cili përfshin likuidimin e rasteve të pakryera ose nën projeksion vjetor, si dhe të rasteve të realizuara mbi projeksion mujor, të secilës qendër dialize, konkretisht për 9,241 raste nën projeksion dhe 1,557 raste mbi projeksion, në shumën 103,527 mijë lekë.

Sipas të dhënave të vendosura në dispozicion nga FSDKSH, në lidhje me financimin e kontratave PPP, ka rezultuar se në tre kontrata, vlera e financimit vjetor, si dhe parashikimet e financimit të tyre në PBA 2023-2025, janë përtej mbështetjes buxhetore të parashikuar për zbatimin e tyre” thuhet në raport.

Rekomandimet e KLSH

FSDKSH, në rolin e përfaqësuesit në lidhjen e Kontratave koncensionare në bashkëpunim me MSHMS në cilësinë e autoritetit kontraktor: – të marrë masat për përgatitjen e një relacioni argumentues të detajuar për MSHMS, e cila në bashkëpunim me Shoqëritë Koncesionare të gjykojnë dhe vlerësojnë mbi mundësinë reale të rishikimit të kushteve të kontratës, me qëllim kjo eliminimin e pagesave për shërbim të pakryer, si dhe kthimin në ligjshmëri dhe ndërprerjen e pagesave të TVSH-së, për shërbime të përjashtuara nga ky lloj tatimi, duke synuar përdorimin e fondeve publike me efektivitet, eficencë dhe ekonomicitet.

– Të vlerësoj mundësinë e negocimit të kontratës koncesionare nr.1503/44, datë 10.02.2016 “Për shërbimin e hemodializës në pesë qendra pranë Spitaleve Rajonale të Vlorës, Shkodrës, Elbasanit, Korçës dhe Lezhës”, për rishikimin e projeksionit sipas rajoneve në bazë të historikut, që disponon MSHMS dhe FSDKSH.

FSDKSH në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të marrin masa duke ngritur grupe pune me qëllim kryerjen e rishikimeve të përmbajtjes së gjithë paketave (vizitat, ekzaminimet, trajtimet mjekësore si dhe rillogaritjen e çmimeve përkatëse) në kushtet e ndryshimeve të vazhdueshme prej vitit 2020 deri 2024 nga momenti i hartimit apo rishikimit të tyre, si dhe monitorimin e kontratave PPP, me qëllim ndjekjen dhe disiplinimin e shpenzimeve, përdorimin me efektivitet të fondeve, të cilat rezultojnë me tendencë në rritje nga viti në vit, jo vetëm si rezultat i rritjes së rasteve, por dhe si rezultat i rritjes së kostove të shërbimit për pacient, duke tejkaluar mbështetjen buxhetore të parashikuar në kontratat koncesionare.

Gjithashtu, nga FSDKSH dhe MSHMS, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, të merren masa për sigurimin e mbështetjes buxhetore për financimin e këtyre shërbimeve jetike për popullatën, në masën e duhur dhe në vijimësi.

Read more

Raporti i KLSH konfirmon shqetësimet e ngritura nga TFL për gjendjen e personave me probleme të shëndetit mendor

MUNGESË INVESTIMESH, MBIPOPULLIM SPITALOR DHE SHKELJE TË TË DREJTAVE TË PACIENTËVE

Shoqata Together for Life (TFL) në muajin nëntor 2024, gjatë prezantimit të gjetjeve dhe rekomandimeve të Raportit të Monitorimit të Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë 2021-2030 vuri në dukje “dështimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) për të përmbushur angazhimet për shëndetin mendor në Shqipëri”.

Bazuar në gjetjet e Raportit, u theksua se përveç disa përmirësimeve në kuadrin ligjor dhe disa trajnimeve të stafit – të mbështetura kryesisht nga partnerë ndërkombëtarë, asnjë nga aktivitetet e tjera të parashikuara në Strategji nuk është realizuar deri në 2024.

“MSHMS ka dështuar në ngritjen e katër shtëpive mbështetëse të planifikuara për periudhën 2022-2024 në Tiranë, Vlorë, Dibër dhe Pogradec, të cilat do të duhet të ofronin mbështetje për pacientët që transferohen nga spitalet psikiatrike, duke ulur mbipopullimin dhe përmirësuar rehabilitimin e tyre”, ka vënë në dukje Raporti i TFL.

Po ashtu, në Raportin e prezantuar nga Together for Life, në tryezën me përfaqësues të lartë të MSHMS, deputetë, drejtues të institucioneve shëndetësore, ekspertë, shoqëri civile dhe gazetarë, është ofruar një analizë e situatës në spitalet psikiatrike në të gjithë vendin, ku nënvizohet se ‘gjatë viteve 2022-2023, MSHMS ka planifikuar mbulimin e kostove për vetëm 930 pacientë në vit, ndërkohë që numri real i pacientëve të shtruar ka qenë shumë më i lartë, me 1,488 në vitin 2022 dhe 1,653 në vitin 2023.” Sipas hartuesve të raportit, kjo ka sjellë ulje drastike të kostos për njësi shërbimi, duke ngritur shqetësimin se 2,426 pacientë gjatë kësaj periudhe nuk kanë arritur të përfitojnë shërbime cilësore.

Këto shqetësime të ngritura disa muaj më parë nga TFL, janë përforcuar nga raporti më i fundit i auditimit i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) për shërbimet psikiatrike në Shqipëri. https://panel.klsh.org.al/storage/phpGX3PCM.pdf

Ky raport e ka vënë theksin tek mungesa e buxhetit të nevojshëm, ku “për vitin 2023, vetëm 2.5% e buxhetit të spitaleve publike është dedikuar për trajtimin e pacientëve me çrregullime mendore, duke krijuar një situatë të rënduar në spitale.”

Gjithashtu, Raporti i KLSH ka evidentuar problematikën me mbipopullimin e pavioneve që ka krijuar mungesën e hapësirave të nevojshme për privatësi dhe qetësi mendore të personave të shtruar në spitalet psikiatrike në të gjithë vendin. “Kushtet e rënda infrastrukturore, me lagështi, tualete të dëmtuara dhe mungesë pajisjesh bazike për trajtim të sigurt, përkeqësojnë cilësinë e kujdesit mjekësor”, thekson raporti i KLSH.

Po ashtu, raporti i KLSH ka nënvizuar problematikën e raportit mjek-pacient, e cila është shumë larg standardeve europiane, duke bërë të pamundur ofrimin e një trajtimi cilësor.

Bazuar në këtë situatë alarmante, Together for Life kërkon nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që të marrë masa urgjente për:

-rritjen e buxhetit për trajtimin e pacientëve me probleme të shëndetit mendor;

-ndërtimin e 4 shtëpive mbështetëse për të ulur numrin e pacientëve që trajtohen në spitale;

-ngritjen dhe forcimin e qendrave komunitare të shëndetit mendor për një kujdes të qëndrueshëm;

-shtimin e stafit të specializuar në spitalet psikiatrike, për të përmirësuar cilësinë e trajtimit;

-investime të menjëhershme në infrastrukturë për të siguruar kushte dinjitoze për pacientët;

-hartimi i një strategjie të qartë dhe fleksibël të financimit për të përballuar nevojat reale të pacientëve.

Situata e shëndetit mendor në Shqipëri kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

Together for Life i bën thirrje qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ta trajtojnë këtë çështje si një prioritet kombëtar, duke siguruar që të gjithë pacientët me çrregullime të shëndetit mendor të marrin trajtimin e duhur, në kushte dinjitoze dhe të sigurta.

Për më shumë informacion dhe për të aksesuar raportin e plotë, ju lutemi klikoni linkun e mëposhtëm:

https://www.togetherforlife.org.al/wp-content/uploads/2024/11/Report_-Monitoring-of-the-National-Health-Strategy-2021-2030.pdf

Read more

Vaksina HPV: Nevojë urgjente që kërkon vëmendje dhe angazhim

Kanceri i qafës së mitrës është një nga llojet më të zakonshme të kancerit që prek gratë në mbarë botën, dhe është një shkak kryesor i vdekjeve nga kanceri. Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në përpjekjet për të luftuar këtë sëmundje, duke futur vaksinën HPV (Human Papillomavirus) si pjesë të kalendarëve të imunizimit të vendit. Megjithatë, ndonëse vaksina ka potencial të madh për parandalimin e këtij kanceri, niveli i vaksinimit mbetet shqetësues, duke kërkuar përpjekje më të mëdha për të arritur grupet e popullsisë që kanë nevojë për mbrojtje.

Shqipëria: Vaksinimi që po ecën ngadalë

 Në raportin e monitorimit të Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë 2021-2030 pregatitur nga TFL është evidentuar futja për herë të parë e vaksinës HPV në nëntor të vitit 2022.  Sipas të dhënave në raport rezulton  se, gjatë vitit 2023 janë aplikuar 11,713 doza dhe 3,990 doza gjatë dy muajve të parë të 2024. Niveli i vaksinimit vlerësohet shumë i ulët, krahasuar me nevojën.

 Në ditët e para të vitit 2025 ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, bëri të ditur se janë administruar gjithsej 16,259 doza të vaksinës HPV, një shifër që përfshin dy grupe të ndryshme të vajzave: 6,492 vaksina për vajzat 13 vjeç dhe 9,767 vaksina për vajzat 14-20 vjeç. Ky vaksiminim është pjesë e një fushate që synon mbrojtjen e vajzave dhe grave nga infeksionet e HPV, të cilat janë përgjegjëse për shumicën e rasteve të kancerit të qafës së mitrës.

Çdo vit në Shqipëri diagnostikohen 100 deri në 130 raste të reja. Pavarësisht rëndësisë së vaksinës, ministrja Koçiu e ka pranuar që niveli i vaksinimit është ende i ulët, duke theksuar nevojën për më shumë fushata informuese dhe shtim të mbulueshmërisë.

Krahasuar me nevojat e popullsisë dhe statistikave, shifrat aktuale të vaksinimit janë ende larg qëllimit. Sipas një raporti të Ministrisë së Shëndetësisë, nevoja për vaksinim është shumë më e madhe, duke sugjeruar se duhet më shumë angazhim dhe burime për të arritur një mbulim të duhur.

Në strategjinë e vaksinimit për vitet 2024-2030, Shqipëria ka përcaktuar një numër specifik të vaksinave HPV që synohet të aplikohen për vitin 2025. Sipas planifikimeve të strategjisë, për vitin 2025, Shqipëria ka për qëllim të aplikojë 21,000 doza të vaksinës HPV. Ky është një objektiv që përfshin vaksinimin e vajzave 14-20 vjeç dhe ka për qëllim të rrisë mbulimin vaksinal dhe të kontribuoni në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.

Pse është kaq e rëndësishme vaksina HPV?

HPV është një infeksion seksualisht i transmetueshëm që mund të shkaktojë kancer të qafës së mitrës, por gjithashtu është lidhur me kanceret e organeve të tjera, si vagina, penisi dhe orofaringu. Vaksina kundër HPV është një mjet i provuar për të parandaluar këto infeksione dhe kanceret që mund të zhvillohen si pasojë e tyre. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), vaksina është më efektive kur administrohet tek vajzat dhe djemtë para se të fillojnë të jenë aktivë seksualisht, kjo për shkak se HPV mund të transmetohet përmes kontaktit seksual.

Të dhënat e OBSH dhe rekomandimet për vaksinim

OBSH rekomandon vaksinimin e vajzave nga mosha 9 deri në 14 vjeç, për të parandaluar infeksionet nga HPV. Për vajzat dhe gratë deri në 20 vjeç, një dozë e vetme është e mjaftueshme, ndërsa për ata që janë më të mëdha, mund të kërkohen dy doza të vaksinë HPV. Po ashtu, OBSH sugjeron që vaksina të administrohet edhe për djemtë, për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së virusit.

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve (CDC) pohon se vaksina HPV nuk rekomandohet për personat mbi 26 vjeç. Por, vaksinimi i personave mbi 26 vjeç deri në 45 vjeç mund të bëhet vetëm me rekomandimin e mjekut.

“Vaksina HPV sjell pak përfitime në këtë grup-moshë, për disa arsye, përfshirë edhe atë se më shumë njerëz të këtij grupi veçse mund të jenë ekspozuar ndaj HPV-së”, thuhet në ëeb-faqen e CDC-së.

Një tjetër rekomandim i OBSH është që vaksina HPV të jetë pjesë e kalendarëve të imunizimit të çdo vendi, si një masë parandaluese për shëndetin publik. Disa shtete të Ballkanit, si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, kanë përfshirë vaksinat HPV në kalendarët e imunizimit të detyrueshëm, dhe është e nevojshme që vendet e tjera, si Shqipëria dhe Kosova, të bëjnë më shumë përpjekje për të rritur mbulueshmërinë dhe për të shpërndarë informacion për përfitimet e vaksinës.

Vaksina HPV në kalendarin e vaksinimit të disa vendeve të rajonit

Ndërsa Shqipëria ka nisur vaksinimin e HPV për vajzat që prej vitit 2022, Kosova ka bërë po ashtu hapa të rëndësishëm në këtë drejtim. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, në vitin 2024, 10,000 vajza janë vaksinuar kundër HPV, duke arritur një mbulueshmëri prej 84% në nivel vendi. Ky është një rezultat i rëndësishëm për një shtet që ka futur vaksinën HPV në kalendarin e imunizimit vetëm vitin e kaluar. Djemtë gjithashtu pritet të vaksinohen, duke zgjeruar kështu përfitimet e vaksinës për mbrojtjen e të gjithë popullatës.

Në Kosovë, vaksina është dhënë falas për vajzat 11-12 vjeç, dhe autoritetet shprehen të kënaqura me rezultatet, pasi nuk janë raportuar efekte anësore të rënda deri tani. Sidoqoftë, si Shqipëria, edhe Kosova përballet me sfida të ngjashme – nevoja për një mbulueshmëri më të gjerë dhe sensibilizimin e prindërve, që për të vaksinuar fëmijët e tyre dhe për të siguruar mbrojtje të qëndrueshme.

Në disa vende të Ballkanit Perëndimor, vaksina HPV është në kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit. E fundit që futi në kalendar këtë vaksinë ishte Shqipëria, në nëntor të vitit 2022.

Në shtator të po atij viti, Mali i Zi kishte nisur administrimin e kësaj vaksine.

Maqedonia e Veriut e ka këtë vaksinë në kalendar që nga viti 2013 dhe vaksina është e detyrueshme për grup-moshën 12 deri në 26 vjeçe dhe jepet në tri doza.

Në kalendarin e vaksinimit të Serbisë është po ashtu HPV. Në këtë shtet, kjo vaksinë rekomandohet të merret, por nuk është e obligueshme.

Vaksina HPV jepet edhe në Bosnje e Hercegovinë, ndonëse nuk është e obligueshme.

Vaksina kundër HPV: Rruga drejt një Shëndeti Publik më të sigurt

Megjithëse Shqipëria ka bërë përparime në vaksinimin kundër HPV, është e qartë se niveli i vaksinimit është ende larg nevojave të vërteta.

Vaksina HPV nuk është thjesht një mundësi, por një nevojë urgjente që kërkon vëmendje dhe angazhim të menjëhershëm.

Read more

Raport i OECD-së, Bardhi: Reflektim i buxhetit të ulët në sektorin e shëndetësisë

TFL prej 15 vitesh ka ngritur zërin, ka raportuar për buxhetin e pamjaftueshëm dhe të ulët në sektorin e shëndetësisë.

Shqipëria ka shpenzimet shëndetësore për frymë më të ulëtat në rajon dhe Europë.

Një raport i OECD-së që bazohet në të dhënat e vitit 2022, e rendit vendin tonë të fundit me një nivel shpenzimesh shëndetësore 734 Euro për frymë.

Për eksperten e çështjeve të shëndetësisë, Eglantina Bardhi, kjo situatë është reflektim i një buxheti të ulët në këtë sektor.

Eglantina Bardhi: Ne prej 15 vitesh kemi ngritur zërin, kemi raportuar një buxhet të pamjaftueshëm dhe të ulët per sektorin e shëndetësisë. Ne kemi një buxhet më pak se 3% të GDP-së.

Keqfinancimi i sektorit të shëndetësisë për Bardhin sjell pasoja të drejtpërdrejta tek pacientët.

Eglantina Bardhi: Ka pamjaftueshmëri fondesh per t’u trajtuar sipas protokolleve. Pacientët janë të detyruar të paguajnë nga xhepi i tyre për të patur shërbime më cilësore.

Që shërbimi ndaj qytetarëve të përmirësohet, kërkohet të paktën dyfishim i buxhetit.

Eglantina Bardhi: Që të plotësohet një paketë bazë, duhet të jetë dy herë më shumë, tre.

Për vitin 2025, buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë së bashku me atë të mbrojtjes sociale është rritur me 5% duke shkuar në 103 miliardë e 375 milionë Lekësh, 12.57% e buxhetit ose 3.94% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Read more
en_USEnglish